Bota

Shkak rritja e rasteve të reja dhe i vdekjeve nga Covid-19, Maqedonia e Veriut nesër mbyll kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

2 Korrik 2020, 17:43 Nga DOSJA
Shkak rritja e rasteve të reja dhe i vdekjeve nga Covid-19, Maqedonia e

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të mbyllë ditën e nesërme kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut e cila ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të rritjeve të rasteve të reja në vendet fqinje.

Ndërkohë sipas njoftimit nuk do të përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.

 “Komisioni për Sëmundje Infektive vazhdon në mënyrë aktive të vëzhgojë situatën epidemiologjike shkaktuar nga Covid në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave në kufij do të jetë për shkak të parandalimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë numri i rasteve dhe viktimave në Maqedoninë e Veriut po rritet ku sipas autoriteteve shëndëtësore, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga infeksioni i koronavirusit, dhe numri në total i jetëve të humbura ka shkuar në 321 qytetarë. Sakaq së fundmi janë regjistruar edhe 171 raste të reja dhe numri në total i tyre ka shkuar në 6,625 të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kosove serbi kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kosove serbi

Sondazh

Poll