Bota

Hungaria kundërshton vendimin e BE-së, lejon hapjen e kufijve për vendet jashtë bllokut prej 27-anëtarësh

2 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA
Hungaria kundërshton vendimin e BE-së, lejon hapjen e kufijve për

HUNGARI- Hungaria ka kundërshtuar urdhërin e Bashkimit Evropian pasi ditën e sotme kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se do të hapë kufijtë edhe për 15 vende jashtë bllokut 27-anëtarësh të BE-së, duke përjashtuar Serbinë .

“Ne, aktualisht, nuk mund të zbatojmë kërkesën e BE-së për të lejuar hyrjen e qytetarëve jo të BE-së, me përjashtim të Rusisë“, tha Orban.

Vendet në listën e BE-së janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Japonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji, si dhe Kina nëse ka reciprocitet. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë në listë.

Bashkimi Evropian, më 30 qershor, ka finalizuar një listë të vendeve me më pak raste me koronavirus – qytetarët e të cilave lejohen të hyjnë në bllok nga 1 korriku.

Lista do të rishikohet çdo dy javë dhe do të azhornohet në varësi të zhvillimeve të fundit në secilin vend. Hungaria, vend me gati 10 milionë banorë, ka raportuar deri më tani mbi  4,100 raste me koronavirus dhe rreth 590 vdekje.

Ndërsa kufizimet e bllokimit janë hequr, veshja e maskës për fytyrën është e detyrueshme në dyqane dhe transport publik për të ruajtur “gatishmërinë epidemiologjike”.

Burimi:aa.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne hungari viktor orban koronavirusi ne hungari viktor orban

Sondazh

Poll