Aktualitet

COVID-19 bën “namin” në Berat/ Infektohet një i burgosur, sapo ishte kthyer në Polici kur doli ‘pozitiv’. Një 45-vjeçare rëndë, u soll natën në Tiranë

Dy të infektuar me koronavirus në Berat. Një prej tyre është një 45-vjeçare, e cila është sjellë në Tiranë gjatë natës. Ndërsa tjetri është një i burgosur.
Featured image of article: COVID-19 bën “namin” në Berat/ Infektohet një i burgosur, sapo ishte kthyer në Polici kur doli ‘pozitiv’. Një 45-vjeçare rëndë, u soll natën në Tiranë Foto ilustruese

BERAT– Dy raste të reja janë shënuar pozitive me koronavirus në Berat. Bëhet djalë për një 45-vjeçare dhe një të burgosur, i cili sapo ishte kthyer në qeli, duke e çuar në 8 numrin e të infektuarve nga në qytet.

45-vjeçarja kishte 2 ditë e shtruar në repartin e karantinës në spitalin rajonal të Beratit dhe është nisur mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë. Mësohet se ajo është ne gjendje të rëndë dhe se prej ditësh kishte shfaqur probleme me shëndetin.

Ndërkohë për familjarët e 45-vjeçares ka nisur hetimi epidemologjik dhe testimit i tyre.

Ndërsa i infektuari tjetër është një i burgosur në IEPV-në e Beratit, i cili kishte dalë për disa muaj për shkak të pandemisë. Por vetëm 2 ditë më parë ai ishte rikthyer në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka shfaqur shenja të virusit që natën e parë të rikthimit në burg dhe menjëherë i është bërë tamponi, në të cilin edhe ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.

Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot më janë konfirmuar 2662 të infektuar, nga të cilët 1559 janë shëruar, ndërsa 1103 janë të infektuar aktivë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment