Aktualitet

U qëllua me plumb në kokë gjatë përleshjes, Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për autorët e grabitjes së pikës

2 Korrik 2020, 15:44 Nga DOSJA
U qëllua me plumb në kokë gjatë përleshjes, Prokuroria

FIER-Prokuroria e Fierit ka kopsitur dosjen e grabitjes së pikës së Exchange në Fier dy vite më parë, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi dhe u plagos Gëzim Hoxha. Për Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gugalin, organi i akuzës ka kërkuar dënim të përjetshëm. Sipas dosjes së prokurorisë, të tre këta persona, hynë për të grabitur pikën e këmbimit valuator të Hoxhës, ndërsa gjatë përleshjes vranë edhe Vrenozin, i cili erdhi në ndihmë pronarit të Exchange. Ky i fundit ndërkohë u shpall qytetar nderi për aktin e tij.

Më 2 mars të 2018-ës, dy persona të maskuar dhe të armatosur u futën brenda pikës së Exchange dhe në tentativë për ta grabitur, u përleshën me pronarin. Ndërkohë personi i treti qëndronte në makinë, duke i pritur. Pronari i godinë, Agur Vrenozi ku ka parë skenën mori një karrige dhe filloi të përleshje me grabitësit. Në përleshje e sipër, Demiraj nxorri automatikun dhe e qëlloi në kokë. Pas vrasjes ata morën çantën me para dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur në fshatrat e Fierit. Vetëm pak orë nga krimi, policia arriti që të arrestonte autorët, të cilët kishin me vete edhe çantën me 10 milion lekë.

Në seancat gjyqësore, Demiraj ka thënë për hetuesit se nuk kishte si qëllim të lëndonin njeri, por situata u doli nga kontrolli. Ndërsa Zini Fyraj, i arrestuar edhe më parë për vjedhje është shprehur se grabitjen e bëri për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e exchange ne fier vrasja e agur vrenozit grabitja e exchange ne fier vrasja e agur vrenozit

Sondazh

Poll