Aktualitet

Sherr mes 4 të rinjve, kris arma në Durrës, Policia identifikon autorin dhe rrethon zonën (EMRI)

2 Korrik 2020, 15:16 Nga DOSJA
Sherr mes 4 të rinjve, kris arma në Durrës, Policia identifikon

DURRËS -Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të një hoteli në pranë urës së Dajlanit, ku katër persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Alvaro Strefi, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas është larguar. Ndërsa tre të tjerët, gjithashtu të përfshirë në sherr janë shoqëruar në Komisariatin e qytetit.

Policia ka gjetur në tokë 5 gëzhoja, ndërsa asnjë nga personat e përfshirë në konflikt nuk ka mbetur i lënduar.  Pasi “blutë” e Durrësit e kanë identifikuar autorin Strefi janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Strefi nuk është një emër i panjohur për Policinë e Durrësit, pasi ai rezulton si person me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2014, gjatë operacionit “Klienti”, ai u arrestua pasi akuzohej për ‘falsifikim dokumentash’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion  paraprak

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës,  pas një konflikti të çastit,  shtetasi A.V dyshohet se ka  qëlluar  në ajër me  armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkohë janë shoqëruar në Polici  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

(g.sh.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alvaro strefi durres te shtena ne durres alvaro strefi durres te shtena ne durres

Sondazh

Poll