‘Kristaqin e kisha profesor, Edit i thosha “dalim jashtë shtetit?”/ Skulptori Rada nuk përmbahet, “shpërthen” ndaj
2 Korrik 2020, 15:23Nga DOSJA
TIRANË– Skulptori Agim Rada i ka dedikuar një vepër 2 Korrikut 1990, ditë kur shqiptarët kanë hyrë në ambasadën gjermanë në Tiranë.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar nga bashkia e Tiranës, Rada nuk është kursyer në fjalë ndaj diktatorit Enver Hoxha, duke e cilësuar si një njeri psikopat që kishte mbyllur Shqipërinë. Gjithashtu skulptori ka treguar edhe lidhur me miqësinë që ai ka pasur me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
“Unë flas si dëshmitar okular se shtëpia ime është tek ato çadrat e bardha aty. Ne përjetuam një valle absurde vdekjeje. Njerëz të vuajtur, të uritur, të shëmtuar fizikisht. Njerëz që një mostër i kishte mbyllur në një konservë dhe nuk i linte që të dilnin. Të merrnin pak ajër të pastër. Na burgosnin për dy fije floku. Jetuam një absurd. E përmendi Erioni kryeministrin. Dua t’ju them se kam punuar me ta atin e tij që kur kam qënë shumë i ri dhe deri ditën që ndërroi jetë. Përpos respektit që kam për të njihem edhe me Edin si ishte i biri i profesorit tim. Tek kjo rrugë këtu, i thosha “Edi dalim jashtë shtetit?”, qeshte se na dukej jashtë shtetit kur shëtisja këtu. Dhe këtu flisnin kundër atij regjimi barbar, që një i çmendur na çmendi të gjithëve. Një psikopat na bëri gjysmë njerëzish,”-u shpreh ai.
Në ceremoninë e inagurimit të skulpturës, morën pjesë kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe ambasadori Peter Zingraf.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS -Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të një hoteli në pranë urës së Dajl...
Problematikat e hasura me pronat në bregdet duket se kanë çuar qeverinë që të marrë një masë ekstreme për menaxhimin e tyre duke shtetëzuar të gjithë vij...
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, shprehet se lënia e Shqipërisë jashtë kufijve të Bashkimit Europian ka ardhur nga frika e një vale të re ...
DURRËS– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme si kokainë, ka...
TIRANË– Bashkëpunëtori i fundit në vrasjen e Hekuran Billës është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se ai është nga Shkodra dhe roli i ti...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar që të sekuestrojë pasuritë e të njohurit si ‘i forti i rrugës së Kavajës’, Emiljan...
TIRANË- 115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërës...
TIRANË- Ditët e nxehta do të marrin fund këtë fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e nesërme në vendin tonë moti do të jetë i paq...