Bota

Referendumi në Rusi/ Qytetarët mbështesin Presidentin, Putin në pushtet deri në 2036

2 Korrik 2020, 13:49 Nga DOSJA
Referendumi në Rusi/ Qytetarët mbështesin Presidentin, Putin

RUSI– Nga mediat e huaja është mësuar se rezultatet paraprake tregojnë se rusët kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese  të cilat mund të lejojnë që presidenti Putin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Teksa janë numëruar më shumë se 87% e votimeve, rreth 77% e votuesve kanë votuar pro ndryshimeve. Reformat do të rivendosin kufijtë e mandatit të Putin në zero në 2024, duke i lejuar atij të shërbejë edhe për dy mandate të tjera.

Një referendum i tillë ka shkaktuar edhe protesta në Moskë dhe Shën Pjetërburg, ku sipas opozitës, Putin po përpiqet të shndërrohet në president të përjetshëm. Një nga kritikët më të mëdhenj të Kremlinit Alexei Navalny, i cilësoi rezulatet një gënjeshtër të madhe të cilat sipas tij nuk tregojnë opinionin e vërtetë të publikut.

Referendumi fillimisht ishte caktuar për 22 prill, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19. Rusia është ndër vendet më të goditura nga virusi. Përveç një rivendosjeje të kushteve presidenciale që i lejojnë atij të kandidojë sërish, referendumi përfshin rreth 200 ndryshime të tjera, duke përfshirë pensione minimale të garantuara, një ndalim për martesë të të njëjtit seks dhe një afirmim të besimit të popullit rus në Zot.

Putini është fotografuar duke votuar në Akademinë Mbretërore të Shkencave, ku atij iu dha një fletëvotim nga një prej punonjëseve që mbante maskë dhe doreza, si një masë paraprake e dukshme kundër infeksionit të koronavirusit, por vet Putin nuk mbante masa mbrojtëse.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota referendumi në rusi vladimir putin referendumi në rusi vladimir putin

Sondazh

Poll