Bota

Goditi me thikë një polic/ Arrestohet protestuesi në Hong-Kong, po largohej drejt Londrës

2 Korrik 2020, 13:27 Nga DOSJA
Goditi me thikë një polic/ Arrestohet protestuesi në Hong-Kong,

KINË– Mes protestave masive që kanë nisur në Hong Kong  pas miratimit të ligjit të Sigurisë Kombëtare nga Qeveria kineze, ditën e sotme është arrestuar  protestuesi në Hong-Kong i cili u bë i njohur në faqet e  para të mediave më prestigjioze në botë.

Arrestimi i tij vjen pasi ai plagosi me thikë një polic gjatë protestave. Nga mediat e huaja është mësuar se protstuesi është  arrestuar në aeroportin e Hong-Kongut teksa po hipte në avion për të udhëtuar drejt Britanisë.

Kujtojmë se më herët Qeveria britanike ka paralajmëruar se do të presë mbi 3 milion persona që largohen nga Hong-Kongu dhe do ti pajisë me leje qëndrimi 5-vjecare.

Ndërsa ish-udhëheqësi i Hong Kongut, Leung Chun-ying përmes një postimi në Facebook tregoi edhe dhuratën prej 500,000 HK (64,513 dollarë) që do  t’i ofrohej çdo kujt që do të ndihmonte në kapjen e agresorit.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne hong kong protestat ne hong kong

Sondazh

Poll