Bota

Arrestohet mikesha e ngushtë e Jeffrey Epstein, dyshohet se e ndihmoi të rekrutojë vajza dhe gra të reja

2 Korrik 2020, 13:45 Nga DOSJA
Arrestohet mikesha e ngushtë e Jeffrey Epstein, dyshohet se e ndihmoi

SHBA– Ghislaine Maxwell është arrestuar mëngjesin e sotëm në  lidhje me hetimin Jeffrey Epstein, sipas një personi të njohur me këtë çështje. Maxwell u mor në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatë pasditen e kësaj  të enjteje, tha burimi.

Maxwell, mikesha e  Epsteinit, ka qenë nën hetim për lehtësimin e rekrutimit të vajzave dhe grave të reja të Epsteinit. Maxwell është paditur nga shumë gra, të cilat kanë deklaruar  se janë abuzuar nga Epstein, por Maxwell ka mohuar çdo akuzë. Para vdekjes, Epstein u përball me akuzat për trafikimin e grave dhe vajzave 14-vjeçare për të bërë seks me të në shtëpinë e tij në Palm Beach. Gjithashtu Epstein merrte edhe bashkëpunëtorë për të joshur vajzat në banesat e tij dhe paguante disa prej tyre për të rekrutuar vajza të tjera që ai të abuzonte.

Në vazhdën e vetëvrasjes së Epsteinit në gusht të vitit 2019, presioni publik është ngritur për të arrestuar ata që ndihmuan Epstesin, përfshirë këtu edhe Maxwell.  Në atë hetim, Maxëell ka mbetur një objektiv i rëndësishëm. Ajo ka mohuar akuzat ndaj saj duke i quajtur të gjithë akuzuesit e saj  “gënjeshtar”.

“Maxwell ishte ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Epsteinit dhe ndihmoi që ai të shfrytëzonte vajza që ishin edhe të vogla se 14 vjeç.”– tha prokurorja në detyrë e Manhatanit, Audrey Strauss.

“Maxwell luajti rol kritik në ndihmën që i dha Epsteinit për të identifikuar, afruar dhe përgatitur viktimat e vogla për abuzim. Në disa raste, Maxwell mori pjesë vetë në abuzim.”- u shpreh prokurorja në detyrë e Manhatanit, Audrey Strauss. Maxwell mund të përballet me deri në burgim të përjetshëm, thanë disa ekspertë.

Disa prej viktimave të  supozuara të financierit kanë thënë se Maxëell i kishte joshur ato në rrethin e tij, ku ishin abuzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të fuqishëm. Maxëell aludohej se i sillte viktimat në shtëpinë lukzose të Epsteinit në Manhattan, por deri tani ndaj saj nuk ishin ngritur akuza penale. Ajo është e bija e manjatit britanik të medias, Robert Maxwell.

Gjatë viteve 1990, Ghislaine Maxëell u zhvendos në Nju Jork, ku u mor me shitje pronash të patundshme. Rreth kësaj kohe ajo nisi një marrëdhënie romantike me financierin Epstein, i cili bënte jetë luksoze dhe kishte mjaft njohje në sferat e larta. Që të dy kishin miqësi me figura të larta, si Bill Clinton, Donald Trump, Princi Andreë. Pas akuzave ndaj Epstein, ky i fundit u gjet i vdekur në qelinë e tij. Në verë të 2019 zyrtarisht u tha se vrau veten, por ka pasur shumë dyshime se ata e vranë për të mos nxjerrë emrat e personave të rëndësishëm që kanë marrë pjesë në orgjitë me minorene. Orgji në të cilat Maxëell kishte një rol të rëndësishëm pasi siguronte minorenet, të cilat i ftonte dhe i sillte ato në resortin e Epstein.

Burimi:  cnn

A.C/Dosja.a

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jeffrey epstein jeffrey epstein

Sondazh

Poll