Bota

SHBA bleu gjithë furnizimin me Remdesivir/ BE nis bisedimet me kompaninë prodhuese të ilaçit për COVID-19

2 Korrik 2020, 12:30 Nga DOSJA
SHBA bleu gjithë furnizimin me Remdesivir/ BE nis bisedimet me

BRUKSEL– Ditën e djeshme SHBA bleu furnizmin e ilaçit të parë të konfirmuar për shërimin e Covid-19,  Remdesivir, furnizim i cili ishte për tre muajt e ardhshëm.   Ndërkohë në gjendje nuk mbeti më Remdesivir për Europën dhe Britaninë e Madhe.

Sot është mësuar se shumë ekspertë të BE-së kanë ngritur zërin kundër Uashingtonit, ndërsa Brukseli zyrtar po përpiqet për të siguruar ilaçin e vetëm që ndihmon të sëmurët me Covid-19.

Tashmë Komisioni Evropian është në bisedime me Gilead Sciences, ndërmarrjen farmaceutike amerikane, për të rezervuar doza të ilaçit Remdesivirit për të luftuar koronavirusin.

Stella Kyriakides, komisionerja shëndetësore për BE-në me 27 vende, ka zhvilluar bisedime me kompaninë. Kyriakides ka qenë në diskutime të shumta me prodhuesin, “Gilead”, përfshirë kapacitetin e tyre të prodhimit.  Komisioni gjithashtu është në negociata me Gilead për të rezervuar dozat e Remdesivir për vendet anëtare të BE.

Remdesivir është një antiviral, i cili dikur konsiderohej si një ilaç që shëron virusin Ebola. Është ilaçi i vetëm që ka marrë miratimin të përdoret për trajtimin e Covid-19.

Autoritetet e SHBA-së kanë siguruar mbi 500,000 doza trajtimi deri në shtator, e cila përfaqëson 100% të prodhimit të pritshëm të Galaadit për muajin korrik, 90% të prodhimit të gushtit dhe 90% të prodhimit të shtatorit. Remdesivir zvogëlon kohët e rikuperimit për pacientët e shtruar në gjendje të rëndë në spital, nga 15 në 11 ditë. Efekte premtuese nuk janë vërejtur te pacientët mesimptoma të buta apo të moderuara.

Sipas ekspertëve, një trajtim i plotë kërkon një mesatare prej 6.25 ampulash të Remdesivir dhe kushton 3,200 dollarë.

Burimi: FT

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gilead koronavirusi ne shba remdesivir stella kyriakides gilead koronavirusi ne shba remdesivir stella kyriakides

Sondazh

Poll