Aktualitet

Me maska, studentët e mjekësisë futen në “zonën e rrezikut”, hyjnë brenda ambienteve të QSUT-së për të dhënë pro

2 Korrik 2020, 10:25 Nga DOSJA
Me maska, studentët e mjekësisë futen në “zonën e

TIRANË- Studentët e mjekësisë kanë hyrë sot brenda ambienteve të QSUT-së, shumë pranë spitalit Infektiv, për të dhënë provimet e tyre. Studentët njëri pas tjetrit kanë kaluar rrethimin dhe janë futur në zonë të karantinuar. Sipas shihet edhe në videon e publikuar nga News 24 ata shfaqen me maska dhe çanta në krah dhe drejtohen për nga sallat ku do të kryjnë provimet.

Ndërkohë, javët e fundit QSUT-ja është bërë vatër e nxehtë infeksioni, pasi aty kanë rezultuar të infektuar edhe shumë punonjës shëndetësor.

Po kështu, në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78  pacientë, nga të cilët 9 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

Sakaq është rritur ndjeshëm edhe numri i të infektuarve. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 82 raste të reja dhe harta është zgjeruar në 19 qytete. Numri i viktimave ka shkuar në 69.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll