Politike

Eksodi i 2 korrikut 1990/ Meta: Mirënjohje për shqiptarët që guxuan, duhet të përmbushim sa më parë kushtet për negocia

2 Korrik 2020, 07:15 Nga DOSJA
Eksodi i 2 korrikut 1990/ Meta: Mirënjohje për shqiptarët që

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka shprehur mirënjohjen të gjithë shqiptarëve që më 2 korrik 1990 u futën në ambasadat e huaja në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se tani është koha për të përmbushur të gjithë kriteret për anëtarësimin në BE gjatë presidencës gjermane.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.  Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.”, shprehet ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë:

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë. 30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.  Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.  Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.

Eksodi i 2 korrikut 1990 

Ngjarja e 2 korrikut 1990, tashmë është e ngulitur në historinë e Shqipërisë, njësoj si në të gjithë vendet me të shkuar komuniste. Në 2 korrikun e 30 viteve më parë, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45-vjeçare. Por qyetarët përveç se u nguluan në selitë diplomatike të huaja, u dyndën drejt porteve dhe u nisën me anije drejt Italisë. Kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë, pasi shënjon një nga goditjet më të forta kundër sistemit komunist.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eksodi i shqiptareve ilir meta eksodi i shqiptareve ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 18:16

TIRANË – Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për gritjen e grupit që do të përcaktojë studentët e...