Politike

VIDEO/ Rama publikon pamjet e eksodit të 30 viteve më parë: Një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

2 Korrik 2020, 06:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama publikon pamjet e eksodit të 30 viteve më parë:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video ka kujtuar sot eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë. Në një postim në mediat sociale, Rama ka publikuar pamje nga dyndja në ambasada dhe qytetarët teksa tentojnë të kapin litarët e anijeve dhe të ikin drejt Italisë.

Kreu i qeverisë shkruan se 30 vite më parë ishte një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë së popullit që u përball me diktaturën dhe luftoi për liri.

MIRËMËNGJES ? 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan Rama.

Eksodi i 2 korrikut…

Ngjarja e 2 korrikut 1990, tashmë është e ngulitur në historinë e Shqipërisë, njësoj si në të gjithë vendet me të shkuar komuniste. Në 2 korrikun e 30 viteve më parë, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45-vjeçare. Por qyetarët përveç se u nguluan në selitë diplomatike të huaja, u dyndën drejt porteve dhe u nisën me anije drejt Italisë. Kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë, pasi shënjon një nga goditjet më të forta kundër sistemit komunist.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eksodi 2 korrik 1990 eksodi i shqiptareve edi rama eksodi 2 korrik 1990 eksodi i shqiptareve

Sondazh

Poll

Politike 1 Korrik 2020, 18:16

TIRANË – Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për gritjen e grupit që do të përcaktojë studentët e...