Aktualitet

Ekzekutimi i ish-të përndjekurin politik, lihet në burg Islam Myrkaj, lirohet bashkëpunëtori

4 Prill 2019, 10:07 Nga DOSJA
Ekzekutimi i ish-të përndjekurin politik, lihet në burg Islam

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrest me burg për Islam Myrkaj, i cili akuzohet të ketë vrarë me armë zjarri ish-të përndjekurin politik, Haxhi Baçinozi. Ndërsa Myftar Pasha, miku i Myrkajt është lënë në arrest shtëpie.

Pasha akuzohet për moskallëzim krimi. Myrkaj, 61 vjeç nga Fieri, u vetëdorëzua më 20 mars në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.

Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht,”- mësohet të jetë shprehur përpara autoriteteve 61-vjeçari.

Baxhinozi u vra mbrëmjen e 16 marsit rreth orës 20:00 të mbrëmjes teksa kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur. (Lexo këtu) Aty është afruar Islam Myrkaj dhe pas një konflikti verbal, ai ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Pasi ka qëlluar ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Haxhi Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet.

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i haxhi bacinozit haxhi baçinozi ish- i perndjekuri politik islam myrkaj myftar pasha ekzekutimi i haxhi bacinozit haxhi baçinozi ish- i perndjekuri politik islam myrkaj myftar pasha

Sondazh

Poll