Aktualitet

Dhuna ndaj Ernest Gjoka, Asmer Bilali dëshmon në gjykatën e Shkodrës: Për 1 shpullë, burgosen 2 djem

4 Prill 2019, 09:53 Nga DOSJA
Dhuna ndaj Ernest Gjoka, Asmer Bilali dëshmon në gjykatën e

SHKODER- Nën forca të shumta policore, Asmer Bilali sërish në Shkodër. Asmer Bilali, në gjyq përballë ish-trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bilali do të dëshmojë në gjyq përballë ish-trajnerit Gjoka, për sulmin ndaj këtij të fundit në vitin 2018, kur drejtonte ekipin e Vllaznisë.

I akuzuari kryesor për dhunimin e Gjokës është Nehat Foljeta, ndërkohë që Sehar Xhenje, akuzohet si bashkëpunëtor.

SHKODER- Nën forca të shumta policore, Asmer Bilali sërish në Shkodër. Asmer Bilali, në gjyq përballë ish-trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bilali do të dëshmojë në gjyq përballë ish-trajnerit Gjoka, për sulmin ndaj këtij të fundit në vitin 2018, kur drejtonte ekipin e Vllaznisë.

Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga Nehat Foljeta, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje. Ndërkohë që Sehar Xhenje, akuzohet si bashkëpunëtor.

Dosja.al ka mësuar se Asmer Bilali është shprehur në gjykatë: A ju vjen turp që i mbani djemtë brenda në burg për 1 shpullë? Ernest Gjoka, i ka falur për atë që kanë bërë. Një makinë që kisha ia lashë Seharit. Nuk kam patur dijeni për goditjen e Gjokës.

Ndërkohë që vetë ish-trajneri Ernest Gjoka ka thënë se i ka falur dy të rinjtë.

Pala mbrojtëse kërkoi për shtetasin Nehat Fojleta gjykim të shkurtuar si dhe të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në “goditje për shkak të detyrës”.

Foljeta ka mohuar akuza, ndërkohë që prokuroria e akuzon se ka shkuar me qëllim për t’a vrarë Gjokës, pasi kishte nxjerrë një thikë në momentin që ka debatuar me të.

Vizita e Asmer Bilalit në Shkodër vjen një javë pas vrasjes së babait dhe xhaxhait të tij, Astrit dhe Brahim Bilali. Ekzekutimi i tyre risolli zinxhirin e ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali ernest gjoka nehat foljeta sehar xhenje sulmi ndaj ernest gjokes asmer bilali ernest gjoka nehat foljeta sehar xhenje sulmi ndaj ernest gjokes

Sondazh

Poll