Bota

I preu fytin 7-vjeçarit nga Kosova, zviceranja rrëfen arsyet: Doja të tërhiqja vëmendjen

3 Prill 2019, 19:06 Nga DOSJA
I preu fytin 7-vjeçarit nga Kosova, zviceranja rrëfen arsyet: Doja

ZVICËR– E moshuara nga Zvicra ka rrëfyer se përse e vrau 7-vjeçarin nga Kosova, Ilias Mahmutin. 75-vjeçarja e identifikuar si një person që që shkaktonte probleme prej dekadash, është shprehur për mediet zviceriane se krimin e bëri për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve vendase.

“Më kishin dëbuar nga banesa ime, kështu duke mos më dhënë mundësi për t’u kthyer më në të. Askush nuk më dëgjonte tek autoritetet. Kështu që duhet të bëja diçka, në mënyrë që të dëgjohesha,”- ka thënë ajo për Telebasel.

Zviceranja e vrau 7-vjeçarin më 21 mars, teksa ai po kthehej nga shkolla. Ngjarja e rëndë ndodhi në Basel dhe menjëherë pas krimit 75-vjeçarja njoftoi autoritetet se kishte vrarë një fëmijë duke e prerë në fyt.

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësuese, e cila njoftoi menjëherë ambulancën për të shpëtuar të miturin, por ky i fundit ndërroi jetë në spital.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 75 vjecarja nga zvicra ilias mahmuti kosove vrasja e 7-vjeçarit 75 vjecarja nga zvicra ilias mahmuti kosove vrasja e 7-vjeçarit

Sondazh

Poll