Bota

4 vjeçarja i dërgon letër nënës në ‘parajsë’, vajza e vogël merr përgjigjen e pabesueshme (Foto)

3 Prill 2019, 16:57 Nga DOSJA
4 vjeçarja i dërgon letër nënës në

Një vajzë e vogël, Ella, e cila dërgoi me postë një letër ‘nënës së saj në parajsë’, u la pa fjalë me përgjigjen që mori.

Kjo ishte dita e parë e nënës të cilën vogëlushja e kaloi pa mamanë e saj, Jennifer e cila ndërroi jetë 4 muaj më parë si pasojë e kancerit .Vogëlushja nga Kilmarnock, dërgoi letrën me adresë në  Portën e Engjëllit tek Retë, Parajsë.

Më pak se 48 orë më vonë, ajo mori një përgjigje nga një punonjës i Royal Mail.

Sot një i huaj nga Royal Mail harxhoi kohën e tij për t’iu përgjigjur dhe e bëri vajzën e vogël shumë të lumtur.

Në letrën e shkruar nga punonjësi i postës shkruhej:

“Ella ime e bukur,

Të falenderoj shumë për letrën për ditën e nënës, ti je nji në nji million për mua dhe të dua shumë shumë.

Ti po bëhesh një vajzë shumë e zgjuar dhe special dhe jam shumë krenare për ty, edhe pse jam lart në qiell un të shoh ty çdo ditë’.

Puthje Përqafime, Mami xxx”

Fytyra e saj u ndriçua me buzëqeshjen më të madhe, kjo vetëm tregon njerëzit e mahnitshëm në këtë botë. Nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm.

Postimi i saj në Tëittër ku shpjegonte ngjarjen ka grumbulluar më shumë se 3,000 retëeets dhe 21,000 pëlqime që kur u postua të martën natën.

Dhe përdoruesit e mediave sociale e vlerësuan shumë punonjësin e Royal Mail.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dita e nenes parajse posta dita e nenes parajse posta

Sondazh

Poll