Politike

Petro Koçi heq dorë nga partia e tij dhe bashkohet me PS-në, Spiropali: Është kryetar në njësinë 6, s’ka nevojë për

1 Korrik 2020, 09:59 Nga DOSJA
Petro Koçi heq dorë nga partia e tij dhe bashkohet me PS-në,

TIRANË- Kreu i Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi, ka hequr dorë nga kryesimi i partisë se tij dhe ka marrë një post në Partinë Socialiste. Në një postim në Facebook, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali shkruan se Koçi është bërë kryetari i Këshillit Socialist në njësinë 6.

Si kryetare e PS në Tiranë, Spiropali shkruan se ‘Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë’.

Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6. Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë.

Faleminderit kandidatëve të tjerë prezent, që unanimisht shprehën dëshirën për të punuar si ekip. Së shpejti, do të organizojmë takimin me të gjithë Këshillin Socialist të njësisë për të filluar punën e përbashkët deri në fitore, siç ia do zakoni Kombinatit ??”, shkruan deputetja.

Petro Koçi prej vitesh është në krye te PSV 91 dhe gjatë qeverisjes së PS ai mban postin e zëvendës ministrit të Mbrojtjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali petro koçi petro koci behet pjese e ps-se elisa spiropali petro koçi petro koci behet pjese e ps-se

Sondazh

Poll