Politike

Çelet gara për aksin Milot-Fier, Rama: S’ka më rrugë ‘shto ujë e shto miell’, 1.2 miliardë euro investim me PPP

1 Korrik 2020, 09:55 Nga DOSJA
Çelet gara për aksin Milot-Fier, Rama: S’ka më rrugë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, u shpreh se aksi rrugor Milot-Fier, do të ketë standarte europiane dhe që tashmë rrugën do të ndërtohen siç duhet e jo siç bëheshin para shtatë vitesh.

Përmes një deklarate ku u çel gara e aksit Milot-Fier, Rama tha se para shtatë vitesh rrugët ishin ‘shto ujë e shto miel’. Rama vuri theksin edhe tek aksidentet rrugore në Milot, teksa shtoi se rruga Milot-Tiranë ka patur një bilanc lufte në lidhje me të vdekurit që janë shkaktuar në aksidente rrugore. Kryeministri shtoi më tej se investimi prej 1.2 miliardë eurosh nuk do të rëndojë në xhepin e shtetit, pasi do të jenë paratë e fituesit.

“E kemi shpallur ambicien tonë për korridorin blu dhe është vendosur në tryezën e procesit të Berlinit, është kthyer në prioritet. Ky aks rrugor bën pjesë te ëndrrat, shpresat dhe premtimet e të gjitha viteve. Kur premtimi u shfaq në hapësirën e pluralizmit…..më pas është bërë i mundur financimi….duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka burokracia europian ka sjellë si rezultat, ne hodhëm një hap dhe bëmë atë që dhe vendet e tjera në rajon kanë bërë. Nuk pritëm në pafundësi por zgjodhëm PPP si një mekanikën financimi për dy pjesë të këtij korridori të cilat kanë një rëndësi strategjike në vetëvete brenda aksit, Milot Balldren dhe Thumanë- Kashar. Këtu flasim për segmentin, Milot – Fier me një formulë të re që nuk e ngarkon shtetin shqiptar sesa një garanci minimale trafiku. Ndërkohë që i gjithë financimi prej 1 mld e 200 mln euro do të bëhet nga fituesi i kësaj gare dhe do të kemi një aks të korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik. Nëse do të shohim bilancin e vdekje dhe plagosjeve në këtë segmet, Milot- Tiranë është bilanc lufte dhe përtej uljes së numrit të aksidenteve gjatë qeverisjes sonë, përsëri kemi një nivel të papranueshëm që përfundojmë me vdekje. Kjo do jetë një rrugë e standardeve europiane dhe do të jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagesë. Sot kemi rrugën e Kombit shërbim 24 orë gjatë gjithë vitet, sot kemi investime që vazhdojnë dhe faktet flasin për një rritje të sigurisë. Në këto shtate vite nuk janë bërë rrugë, por janë bërë tendera rrugësh. Në shumicën e radsteve ne kemi filluar projekte nga e para, jemi ndeshur me absurditete sepse rrugët kanë qenë shto ujë e shto miell,”- tha Rama ndër të tjera.

Ditën e sotme u çel gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Përmes një deklarate zyrtare, në video-live-n e publikuar nga kryeministri Edi Rama, vetë kryeministri dhe ministrja Belinda Balluku kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aks rrugor, që pritet të kushtojë më shumë se 1.2 miliardë euro.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku celet gara per aksin milot-fier edi rama belinda balluku celet gara per aksin milot-fier edi rama

Sondazh

Poll