Politike

Gjermania në krye të BE, ambasadori Zingraf tregon objektivat: Rimëkëmbja ekonomike, do ndihmojë Shqipërinë dhe rajonin

1 Korrik 2020, 09:31 Nga DOSJA
Gjermania në krye të BE, ambasadori Zingraf tregon objektivat:

TIRANË- Gjermania nga sot nis presidencën e saj 6 mujore në krye të Bashkimit Evropian. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, ka treguar objektivt që ka Gjermania në drejtimin e BE-së.

Në një deklaratë për mediat, Zingraf e vuri theksin tek perspektiva europiane e Shqipërisë, dhe përmbushja e 15 kushteve të Bashkimit Europian si hapi kryesor për nisjen zyrtare të bisedimeve me unionin zyrtar, nëntë prej të cilave janë vendosur nga Bundestangu gjerman. Gjatë presidencës së saj, Gjermania pritet të përqendrohet jo vetëm tek rimëkëmbja e unionit nga pandemia, por edhe tek rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Sot, më 1 korrik, Gjermania merr përsipër për një periudhë 6 mujore kryesinë e radhës së Këshillit Evropian. Në rolin e motorrit dhe moderatorit ne dëshirojmë, që të bashku me institucionet evropiane dhe shtetet e tjera anëtare të forcojmë Evropën e ta çojmë përpara atë. Temë qendore e presidencës sonë duhet të jetë përballimi i krizës së virusit Corona.

Kancelarja Federale ka thënë se kjo krizë është sfida më e madhe e Evropës që prej fillimit të historisë së saj. Objektivi ynë në këtë kontektst duhet të jetë për ta nxjerrë Evropën prej kësaj krize më të pavarur dhe solidare. Vetëm duke vepruar bashkarisht në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur do mund të mpakim pasojat sociale dhe ekonomike të krizës. Pikërisht në këtë kohë të vështirë Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar. Një Bashkim Evropian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

BE dhe shtetet e tij anëtarë e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës, ndër të tjera përmes dërgimit masiv të instrumentave mjekësore ndihmëse apo përmes mbështejtes së grupeve vulnerable. Por ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë dhe rajonin edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekomonike dhe sociale”, tha ndër të tjera Zingraf.  

Nga sot, Gjermania ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit. Sfidat e Gjermansië në krye të Presidencës janë lufta kundër COVID, marrëveshja me Britaninë dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjermania merr presidencen e be peter zingraf gjermania merr presidencen e be peter zingraf

Sondazh

Poll