Politike

“Qytetarët e përqeshën”/ Aktivisti që u përplas me kryeministrin: Rama erdhi në Kosovë për t’i shërbyer Thaçit,

1 Korrik 2020, 07:24 Nga DOSJA
“Qytetarët e përqeshën”/ Aktivisti që u

TIRANË-  Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar vizitën e kryeministit Edi Rama në Kosovë. Në emisionin “A-Show” në Syri TV u shpreh se qytetarët e Kosovës ka përqeshur dhe refuzuar vizitën e tij. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë përqeshur atë jo vetëm për veshjen por edhe për deklaratat e tij.

Ai theksoi më tej se Rama shkoi në Prishtinë për t’i shërbyer Thaçit.

“Haradinaj vendosi Kosovën para vetes. Ai dha dorëheqjen edhe pse ishte vetëm një intervistë. Shanset që ai të ishte i pafajshëm ishin më të mëdha se të Thaçit. Ai dha dorëheqjen dhe vendosi Kosovën para vetes.  Presidenti tha se do të japë dorëheqjen vetëm nëse konfirmohen aktakuzat, thua se ka zgjidhje tjetër? Ai do të përfitojë kohë që të zgjedhë presidentin vetë. Rama me vizitën e tij i shërbeu kësaj. Nëse bëhen zgjedhjet këta do të dëmtohen rëndë”, u shpreh aktivisti.

Ky reagim i tij vjen pas vizitës dy ditore të Ramës në Prishtinë. Nga Kosova, kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim Haradinajt, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, ai njoftoi tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së.  Po kështu, kreu i qeverisë kundërshtoi edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rron gjinovci edi rama rron gjinovci

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 19:45

TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speci...

Politike 30 Qershor 2020, 19:39

TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thim...