Politike

Gjermania merr presidencën e BE-së, Meta: Një mundësi që s’duhet humbur kurrësesi, Shqipëria të zbatojë kushtet e int

1 Korrik 2020, 08:00 Nga DOSJA
Gjermania merr presidencën e BE-së, Meta: Një mundësi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta reaguar sot për marrjen e kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Gjermania. Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se Gjermania ka vendosur në krye të agjendës së saj integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më tej Kreu i Shtetit shprehet se kjo është një mundës që nuk duhet humbur dhe Shqipëria duhet të zbatojë kushtet e vendosura sa më parë.

“Sot Gjermania?? nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian??. Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë?? dhe Maqedonisë së Veriut?? në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi! Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues. Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe. Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta. Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane! ????”, shkruan Meta.

Nga sot, Gjermania ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit. Sfidat e Gjermansië në krye të Presidencës janë lufta kundër COVID, marrëveshja me Britaninë dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjermania merr presidencen e be ilir meta integrimi i shqiperise ne be gjermania merr presidencen e be ilir meta integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 19:45

TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speci...