Politike

Gjermania merr Presidencën e BE, Bushati: Një mundësi e mirë për Shqipërinë

1 Korrik 2020, 09:38 Nga DOSJA
Gjermania merr Presidencën e BE, Bushati: Një mundësi e mirë

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar marrjen e presidencës së radhës së BE nga Gjermania. Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Ai shton se çështja më themelore me të cilën pritet të përballet Presidenca Gjermane është miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ish-ministri shprehet se për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Sot, Gjermania merr drejtimin e Presidencës gjashtëmujore të BE-së. Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian. ??????”, shkruan Bushati.

Nga sot, Gjermania ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit. Sfidat e Gjermansië në krye të Presidencës janë lufta kundër COVID, marrëveshja me Britaninë dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati gjermania merr presidencen e be ditmir bushati gjermania merr presidencen e be

Sondazh

Poll