Sali Berisha: Largimi i Thaçit nga negociatat fitore e shqiptarëve, akuzat ndaj tij janë të rënda
1 Korrik 2020, 07:02Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Tempora” në RTVora se largimi i Hashim Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve. Ai theksoi më tej se në këtë proces do të ndërhynte edhe Edi Rama.
“Akuza ndaj Thaçit për krime lufte është një akuzë e rëndë, por në raport me zgjidhjen e problemit, largimi i Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve, sepse me të pritet edhe dora e zezë e Ramës në këtë proces. Kryeministri i Kosovës, Hoti, para parlamentit ka bërë një deklaratë, duke thënë se platforma e tij është kushtetuta e Kosovës. Kurse trojka, grisi kushtetutën, bëri gjithçka që ta paraqesin si luftë civile në emër të Beogradit.”, u shpreh Berisha.
Kjo deklaratë e Berishës vjen, pasi Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur akuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 zyrtarëve. Thaçi nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se nëse akuzat ndaj tij provohen ai do të largohet nga detyra për t’u përballur me drejtësinë. Por, pas nisjeve të hetimeve dështoi edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të zhvillohej takimi i radhës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se në zgjedhjet e ardhshme do të krijohet një lëvizje e re politike nga partia në pushtet. I ftua...
TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka qënë i ftuar në emisionin “A show”, për të folur lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë. Majko në fjalë...
TIRANË -Historiania Eleni Kocaqi ka komentuar nga studio e Tempora idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo u shpreh, se presidenti s...
KAVAJË -Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot takime me operatorë turistikë në zonën e Golemit në Kavajë. Gjatë videos me një nga pronarët e hoteleve, Ba...
TIRANË -Analisti Mustafa Nano ka komentuar aktakuzën për krime lufte të Prokurorisë Speciale, ndaj presidentit Hashim Thaçi. Gjatë monologut të tij ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për krime luftë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kad...
Politike30 Qershor 2020, 19:45
TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speci...
Politike30 Qershor 2020, 19:39
TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thim...
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se hapra e partisë dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve ka çuar në f...