Politike

PARALAJMËRIMI/ Myslim Murrizi aludon për parti të re brenda PS: Ka surpriza, janë të pakënaqur. ‘Baballarët’

30 Qershor 2020, 21:38 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI/ Myslim Murrizi aludon për parti të re brenda PS:

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se në zgjedhjet e ardhshme do të krijohet një lëvizje e re politike nga partia në pushtet. I ftuar në emisionin “Repolitix”, Murrizi tha se brenda grupit të Partisë Socialiste ka shumë të pakënaqur.

Sipas tij të gjithë këta mund të bashkohen kundër kryeministrit Edi Rama, të krijojnë një parti të re dhe ta sfidojnë në zgjedhje.

BISEDA NË STUDIO:

Mentor Kikia: Dmth Rama e ka të sigurt prap fitoren?

Myslim Murrizi: Pse?

Mentor Kikia: Me këtë shkartisje të votës opozitare, i fituar ai del.

Myslim Murrizi: Pse mendon se Rama i ka të gjithë vaj ata të vetit?! Hajde ca ditë aty, hajde dëgjoji çfarë thonë. Viti i fundit i 8-të ka surpriza që andej. Në 2003 u krijua LSI, 97-03 pasi po ikte Nano.

Denis Minga: Po thoni që mund të krijohet parti e re brenda PS?

Myslim Murrizi: Po sepse, të gjithë ata faktorët, baballarët, mamallarët e kombit tek PS që po nuhasin se nëse nuk ndryshon kjo për të bërë listë më vete, nuk do të jenë te lista e tij ata kanë dhënë prova që ndahen. Edhe LSI pjellë e tyre është.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi partia e re nga ps myslim murrizi partia e re nga ps

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 19:45

TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speci...

Politike 30 Qershor 2020, 19:39

TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thim...