Aktualitet

Tentuan të kultivonin kanabis, 3 vlonjatë bien në pranga

30 Qershor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Tentuan të kultivonin kanabis, 3 vlonjatë bien në pranga

VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë G.L. 29 vjeç banues në Orikum, F.N., 37 vjeç banues në fshatin Kotë dhe A.A. 50 vjeç banues në fshatin Dusharak.

Këta persona dyshohet se tentuan të kultivonin kanabis në fshatrat Dusharak dhe Sevaster. Gjatë aksionit janë sekuestruar disa fidanë kanabisi.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak. Vihen në pranga 3 shtetas. Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa. Policia ka arrestuar në flagrancë autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme: -G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster. -A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kultivim kanabisi kultivim kanabisi ne vlore kultivim kanabisi kultivim kanabisi ne vlore

Sondazh

Poll