Aktualitet

Vdekja e mjekut me COVID tek Infektivi, kolegia preket dhe nuk i përmban dot lotët: Vajza ka qenë pika e tij e dobët…

30 Qershor 2020, 15:07 Nga DOSJA
Vdekja e mjekut me COVID tek Infektivi, kolegia preket dhe nuk i përmban

TIRANË– Mjekja hematologe, Adela Perolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kolegut Arjan Pushi, i cili humbi betejën me koronavirusin. 

Në një intervistë me gazetarin Erion Skëndaj, mjekja Perolla i ka shprehur ngushëllimet familjes duke mos i kursyer as lotët. Ndër të tjera ajo tregoi se pika e dobët e mjekut ishte vajza e tij, Kristina. 

Shiko minutën e 3

“Ishte udhëheqësi im për temën e doktoraturës. Humbja e tij është shokuese. I njoh edhe familjen, gruan Norën, të bijën Kristinën, të atin dhe të ëmën. Është tmerrësisht e rëndë, të thuash ngushëllime është e pakët. Nuk kam fjalë të shpreh dhimbjen. Kemi humbur kolegun tonë, kam mbi 20 vjet që punoj me të. Përqafoj nga larg Norën dhe të bijën, se ka qënë pika e dobët e tij,“-u shpreh ajo. 

Mjeku Arjan Pushi ndërroi jetë pasi disa ditësh “betejë” me pandeminë e koronavirusit. Kolegët e tij e konfirmuan lajmin që dje, por u mohua nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua vetëm paraditen e sotme. Kolegët e tij, kanë shprehur ngushëllimet familjes në rrjetet e tyre sociale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adela perolla arjan pushi vdes arjan pushi adela perolla arjan pushi vdes arjan pushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 13:36

TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i ...