Aktualitet

‘Më telefonoi kamerieri, tha ‘është bërë nami në lokal’/ Administratorja tregon kujt ia dorëzoi kamerat e sigurisë

30 Qershor 2020, 14:58 Nga DOSJA
‘Më telefonoi kamerieri, tha ‘është bërë

LAÇ- Administratorja e hotelit, A.Isufi ka treguar versionin e saj të ngjarjes, lidhur me kamerat e hotelit “A&A”, në të cilin u vranë dy persona, Bujar Lika dhe Paulin Marku (Gjergji). Ajo ka treguar para hetuesëve sesi e ka marrë vesh lajmin se në biznesnin e saj kishte ndodhur vrasja, dhe direksionet e para që i kishte dhënë banakierit që e kishte marrë në telefon për ta informuar.

Në orën 21:43 të mbrëmjes së 30 majit me telefonoi kamerieri dhe më tha ‘është bërë nami në lokal dhe është plagosur dikush’. E pyeta kush, dhe ai më tha “njëri nga ata të dy personat që ndodhej këtu”, por s’e dinte se cili prej tyre. I kërkova të hynte brenda lokalit dhe te shihte, por tha “kam frikë, pasi nuk di si kam shpëtuar as vetë”. E pyeta se kush ishin ata që gjuajtën dhe ai mu përgjigj se ishin të veshur si polica dhe kishin maskë,”-u shpreh ajo. 

Më pas ka treguar se ka qënë ajo, e cila ka dhënë urdhërin për fshehjen e pamjeve që kanë kapur kamerat e sigurisë pasi kishte pasur frikë se dikush mund të kthehej për t’i marrë në mënyrë që të zhdukte gjurmët. Isufi ka treguar se në fund gjithë çka kishin filmuar kamerat ia kishte dorëzuar një djali të veshur civil, i cili pretendonte se ishte efektiv policie. 

“Në këto momente i kam thënë të hiqte DVR e kamerave për arsye se mos vinte ndonjë nga këta personat dhe t’i merrte për të zhdukur provat. Pas kësaj bisede kam marrë ne telefon policinë në numrin 129 dhe kam njoftuar me ngjarjen që kishte ndodhur në ambientet e biznesit tim. Kur shkova te lokali kam parë që kishte aty shumë persona të lagjes, por asnjë nuk ishte futur brenda. Më pas erdhi policia për të bërë veprimet. Dua të sqaroj se kur ka ardhur policia, ma kërkoi DVR një djalë civil të cilin nuk e njihja. Unë i thashë që nuk i kam DVR. Më pas ai mu prezantua si punonjës policie dhe unë i kam dorëzuar DVR e lokalit,”-shtoi ajo.

I vetmi që e ka provuar alibinë e saj, ka qënë kamarieri, i cili në rrëfimin e tij në Polici u shpreh se sapo kishte ndodhur ngjarja ai ishte fshehur pas banakut, dhe më pas kishte ndihmuar dy djemtë e Gjergjit që të çonin babanë në spital. Më pas ai tregoi se kishte marrë pronarën në telefon duke e informuar për rastin, duke konfirmuar se kjo e fundit, e kishte udhëzuar që të “zhdukte” kamerat e sigurisë. (Lexo këtu)

Dosja.al ka zbardhur më herët ngjarjen e plotë të ekzekutimit të dy biznesmenëve në Laç. Tashmë në pranga ndodhet ekzekutori Eduart Lamaj, i cili qëndroi i fshehur për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç.

Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Gjithashtu në prangat e Policisë, ka rënë edhe një prej anëtarëve të grupit, Ilir Lika (Xhepaj), ndërsa në kërkim është shpallur Elson Alija dhe Klaudio Perkola.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet a.isufi bujar lika paulin marku a.isufi bujar lika paulin marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 13:36

TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i ...