Aktualitet

Policia i gjeti kanabis në shtëpi, arrestohet 36-vjeçari nga Berati

30 Qershor 2020, 15:50 Nga DOSJA
Policia i gjeti kanabis në shtëpi, arrestohet 36-vjeçari nga

BERAT-Policia e Beratit ka arrestuar një 36-vjeçar në në fshatin Velabisht, për prodhim dhe shpërndarje narkotikësh. Shtetasit me iniciale M.H., iu gjetën 147.25 gr kanabis, gjatë kontrollit në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Berat Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat kanë bërë arrestimin e shtetasit: M. H., 36 vjeç, banues në Velabisht, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Velabisht dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një sasi e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi prej 147.25 gr. e dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari ne berat kanabis ne shtepi arrestohet 36 vjecari ne berat kanabis ne shtepi

Sondazh

Poll