Zbardhen EMRAT, këta janë shqiptarët dhe italianët e vënë në pranga në operacionin me 40 mln euro drogë, zbërthehet gr
30 Qershor 2020, 14:55Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e shqiptarëve dhe të dy italianëve, të cilët janë vënë në pranga gjatë operacionit që u zhvillua mes departmamentit të Antimafias në Itali dhe autoriteteve shqiptare.
Mësohet se në pranga janë vënë: Ledjo Pashaj 32 vjeç, banues në Fier, Antonio Pashollari 44 vjeç, Shkëlzen Daçi 45 vjec, banues në Kukës dhe njihej ndryshe si Tani, Vullnet Daci 33 vjeç që njihej ndryshe si Ledi, Erind Garubi 29 vjeç, Flamur Gjika 48 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Allmuça 36 vjeç, Elton Hamza 37 vjeç (i njohur si një nga kryesorët), Ardit Hoxhaj 32 vjeç, Kreshnik Laçi 45 vjeç, që njihej ndryshe si Niku, Ervin Mandri 32 vjeç, banues në Dibër dhe njihej ndryshe si Vini, Dritan Zaganjori 28 vjeç, Rolando Laçi 23 vjec, njihej si Roni.
Ndërkohë, mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy shtetas italianë. Ata janë Cosimo Semiraro 43 vjeç, banues në Bari, Itali dhe Giovani Dangelo 34 vjeç, banues në Bari, Itali.
Gjithashtu, Dosja.alka mësuar edhe emrat e personave që janë nën hetim për të njëjtën çështje. Ata janë konkretisht: Ardi Hilaj, Elton Ismaili, Marjus Kaçani, Manushaqe Korri, Oliver Smakaj 33 vjeç, Hasan Tali 32 vjeç, Agron Tosku 39 vjeç, Edison Sharka 30 vjeç, banues në Durrës, Bashkim Skura 52 vjeç, Fatmir Doka dhe Lindita Gjika 46 vjeç.
Ky grup kryesohej nga Elton Hamza dhe Robert Muftari, 47 vjeç nga Vlora, emrat e të cilëve Dosja.ali raportoi pak orë më parë. Tashmë Muftari është shpallur në kërkim.
Dosja.al raportoi sot se SPAK, Policia e Shtetit, Anti-mafia italiane me ndërhyrjen e Eurojust kanë finalizuar sot një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës.
I shpalluri në kërkim, së bashku me të tjerët që janë vënë në pranga dhe po hetohen akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht nga jugu i vendit. Trafikantët kanë përfshirë në rrjetin e tyre edhe zyrtarë shtetërorë, për të cilët siç tha kreu i SPAK po vijojnë hetimet. Hetimi nisi në vitin 2017 dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka reaguar për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, doktor Arjan Pushi. Në një postim në rrjetin e tij social, Kalo ka shprehur ng...
TIRANË– Gjekson Pusi, 33 vjeç nga Shkodra, i cili u vu në pranga sot pasi qëlloi me armë zjarri drejt djalit të xhaxhait të deputetit të Partisë Soc...
EUROPË- Bashkimi Europian bërë zyrtare listën me vendet që do t’u lejohet hapja e kufijve nga 1 korriku. Mësohet se këtë listë nuk bën pjesë Shqipëria.List...
TIRANË– Ministria e Arsimit ka shpallur datën 30 korrik për zhvillimin e zgjedhjeve në Universitetet Publike. Ministrja Besa Shahini ka ngarkuar të gjjithë...
TIRANË- Policia ka arrestuar në Shkodër personin e katërt të përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se i arrestuari i radhës është 25 vjeçar...
ELBASAN-Policia sekuestroi mbremjen e djeshme 40 mijë paund brenda një mjeti tip “Porsche” në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Mjeti ku u gjetën par...
Aktualitet30 Qershor 2020, 13:36
TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i ...
TIRANE- Dosja.al zbardh emrat e dy anëtarëve kryesorë që drejtonin grupin e trafikut të drogës nga jugu i Shqipërisë drejt Italisë. Ata janë Robert Myftari dhe ...
TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane, që u finalizua me sekuestrimin e 3.5 tonëve marijuanë, 4 m...
TIRANË- Një sherr ka ndodhur mesditën e djeshme në një qendrën tregtar e Univers në Tiranë, ku disa djem janë përplasur fizikisht me security-t e qendrës t...