Aktualitet

4 mln euro pasuri/ Zbardhen asetet e kokës së grupit kriminal në Vlorë: Ka fabrika, 15 apartamente, 7 mjete dhe dy biznese

30 Qershor 2020, 12:21 Nga DOSJA
4 mln euro pasuri/ Zbardhen asetet e kokës së grupit kriminal në

VLORËDosja.al ka zbardhur disa prej aseteve që i janë sekuestruar kreut të grupit kriminal në Vlorë, i cili u cilësua si koka e rrjetit që u shpërbë sot nga operacioni mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Mësohet se mes pasurisë prej katër milionë eurosh, ‘BOSSI’, të cilit nuk i dihet ende identiteti ka 15 apartamente, 7 makina luksoze, një fabrikë, bar-restorant, dy biznese për shpërndarje pijesh alkolike.

Personi nga Vlora është cilësuar si koka e grupit që u shkatërrua sot dhe 37 persona, shqiptarë dhe italianë ranë në prangat e policisë. Gjithçka erdhi pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. A

rrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i spak operacioni i spak

Sondazh

Poll