Bota

Këngëtari 63-vjeçar në Kinë censurohet në mediat sociale nga Pekini, ngjan shumë me presidentin Xi

30 Qershor 2020, 13:54 Nga DOSJA
Këngëtari 63-vjeçar në Kinë censurohet në mediat

KINË-Një këngëtar i Operas në Kinë është censuruar online rregullisht pasi ka një ngjashmëri të habitshme me presidentin kines, Xi Jinping.

63-vjeçari Liu Keqing ka parë teksa llogaria e tij në Instagram është bllokuar nga autoritet shumë herë, pasi ai ‘shkel pamjen e liderit’, sipas raporteve mediatike.

Kina është kritikuar për mbrojtjen obsesive që tregon ndaj imazhit të liderit Xi, ndërkohë kujtojmë se ky vend komunist ndaloi dhe qarkullimin e filmit të animuar Winnie the Pooh, pasi përdorues të rrjeteve sociale e krahasonin Xi me arushin në meme.

 

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina censuron kengetarin e operas liu keqing xi jinping kina censuron kengetarin e operas liu keqing xi jinping

Sondazh

Poll