Aktualitet

COVID-19 “pushton” institucionet publike/ Mbyllet ISHP në Durrës, infektohen 3 punonjës të bashkisë Kavajë dhe shefi i

30 Qershor 2020, 12:16 Nga DOSJA
COVID-19 “pushton” institucionet publike/ Mbyllet ISHP në

TIRANË- COVID-19 “pushton” institucionet e vendit. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar punonjës të bashkisë Kavajë, drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës, një edukatore e kopshtit “Skënderbej në Lezhë dhe një shef në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Mëngjesit e sotëm Dosja.al raportoi se në Lezhë është mbyllur kopshti “Skënderbej”, pasi rezultoi e inkfektuar një nga edukatoret. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga virusi është prekur dhe burri i edukatores, i cili është shitës ambulant pranë kopshtit.

Po kështu, është mbyllur edhe Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës. Në këtë institucion rezultuan të infektuar 3 punonjës. Menjëherë nga ky institucion janë larguar të gjithë punonjësit, pasi kanë frikë se mos infekohen. I fundit që ka ikur në banesën e tij, është shoferi i ambulancës, i cili transporton personelin që merr tamponët.

Sakaq, të infektuar rezultuan edhe 3 punonjës të bashkisë së Kavajës. Ndërkohë në këtë institucion ka filluar edhe dezinfektimi i zyrave. Por, së fundmi ka rezultuar i infektuar edhe kreu i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. ISHP është duke hetuar se si është infektuar kryepolici rrugor i Elbasanit.

Javët e fundit është rritur sërish numri i të infektuarve dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 62. Ndërkohë janë konfirmuar 69 raste të reja me COVID-19. Lajmi i mirë për sot është se janë 25 persona të shëruar. Ministria apelon për ruajtjen e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll