Bota

Mbi 500 mijë viktima/ Kreu i OBSH shuan shpresat: Pandemia është ende larg fundit, vijon rritja globale

30 Qershor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Mbi 500 mijë viktima/ Kreu i OBSH shuan shpresat: Pandemia është

GJENEVË– Koronavirusi ka rreth gjysëm viti që ka shpërthyer në Kinë e prej më shumë se 3 muajsh ka përfshirë edhe mbi 200  shtete në mbarë globin.  E në një kohë që këto shtete janë në pritje të lehtësimit të masave dhe kërkojnë rihapjen e vendit, Organizata Botërore e Shëndetit ka dalë me një deklaratë që ka shuar shpresat.

Kreu i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes një konference të zakonshme për Covid-19, është shprehur se fundi i pandemisë është ende shumë larg.

“Rregulli i ri do të jetë të jetuarit me virusin. Në muajt e ardhshëm do të na duhet edhe më shumë rezistencë, durim dhe zemërgjerësi. Pandemia është në rritje globale.”- theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,413,558 persona. Ndërkohë 508,250 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 5,669,594 qytetarë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll