Aktualitet

U ‘dogj’ nga KPK për fshehje pasurie/ Prokuroria rrëzon kallëzimin e avokatit për ish-gjyqtarin, Balliu ia hedh

30 Qershor 2020, 09:51 Nga DOSJA
U ‘dogj’ nga KPK për fshehje pasurie/ Prokuroria rrëzon

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mos fillojë procedim penal për ish-gjyqtarin e Apelit në Durrës, Arjan Balliu. Ish-gjyqtari u kallëzua nga avokati Fran Dashi bashkë me një listë të gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh, që sipas avokatit kanë fshehur pasurinë e do të duhet të hetohen përveç djegies nga Vettingu.

Prokurorja Marjola Mërtiri që ka marrë vendimin ka konstatuar se faktet e kallëzuara nga avokati nuk përbëjnë vepër penale.

Ish-gjyqtari u shkarkua nga KPK, nga raportet negative që u paraqitën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga ILDKPKI, që u morën si të drejta nga KPK.

ILDKPKI kishte dalë në përfundim se gjyqtari kishte patur dy raste konflikte interesi, po ashtu kishte fshehur pasurinë dhe kishte bërë deklarim të rremë vjetor. Sipas raportit, Balliu kishte rezultuar me bilanc negativ prej 11.7 milion lekësh.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan balliu fran dashi marjola mertiri vettingu arjan balliu fran dashi marjola mertiri vettingu

Sondazh

Poll