Aktualitet

Kërkoi largimin e dy gjyqtarëve që e lanë në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Shullazit

30 Qershor 2020, 09:08 Nga DOSJA

TIRANË– Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për t’u liruar nga burgu.

Dosja.al ka siguruar vendimin ku shihet se si trupa e përbërë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska kanë rrëzuar kërkesën e Shullazit për lirim, me pretendimin e tij për trupën gjykuese, konkretisht dy gjyqtarët që e lanë në burg, Artur Kalaja dhe Etleva Temo

Sipas Shullazit, dy gjyqtarët e caktuar nga KLGJ janë në kundërshtim me ligjin pasi ata nuk janë pjesë e SPAK por të komanduar, dhe për rrjedhojë vendimi i tyre duhet të rrëzohet, por KLGJ-ja e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 31 dhe 31/a, pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare,”- shkruhet ndër të tjera në vendim, ndërkohë që theksohet se Shullazi nuk i ka ezauruar të gjitha hallkat gjyqësore penale që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se për këtë çështje mund të bëhet rekurs në gjykata të tjera.

Vendimi:

Lexo KËTU dokumentin e plotë

Konrektisht, Emiljano Shullazi mund të bëhë recurs në Gjykatën e Lartë, e cila momentalisht është jashtë funskionit.

Më datë 9 mars Shullazi kërkoi që gjyqtarët e çështjes së tij të caktohen nga Gjykata Speciale (GJKKO). Por ky ‘skenar’ nuk e bë i mundur, pasi gjyqtarët nga GjKKO nuk e plotësojnë dot trupën gjykuese sepse kanë një numër shumë të vogël të tyre për shkak të shkarkimeve nga Vettingu.

Gjyqi ndaj të fortit të Tiranës dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll