Aktualitet

Vdes i moshuari në plazhin e Vlorës, Policia: U nxorr nga deti në gjendje të rëndë, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja

30 Qershor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Vdes i moshuari në plazhin e Vlorës, Policia: U nxorr nga deti në

VLORË– Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë. Sipas informacioneve bëhet me dije se një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në plazh.

Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se i moshuari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi është ndjerë keq në kohën që ka qenë në plazh.

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia vlore vdes i moshuari në vlorë policia vlore vdes i moshuari në vlorë

Sondazh

Poll