Aktualitet

4 punonjës të infektuar me COVID-19 në bashkinë e Kavajës, nis dezinfektimi i zyrave

30 Qershor 2020, 09:03 Nga DOSJA
4 punonjës të infektuar me COVID-19 në bashkinë e

KAVAJË–4 punonjës të Bashkisë së Kavajë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë punonjësve të tjerë do u merret tamponi. Sakaq, ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve të bashkisë së Kavajës.

Dosja.al më herët raportoi se është mbyllur drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, pasi aty rezultuan të infektuar 3 punonjës. Po kështu sot është mbyllur edhe kopshti “Skënderbej” në Lezhë, pasi një nga edukatoret ka rezultuar e infektuar.

Sakaq,  javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19. Dje u shënuan 4 viktima të tjera dhe MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 persona. 11 prej tyre janë në terapi Intesive dhe 2 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të mbajnë maskë dhe ruajnë distancimin social.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll