Aktualitet

Shqipëria nuk përfshihet/ Lista e 14 vendeve “të sigurta” që do të lejohen të udhëtojnë në BE pas 1 korrikut

30 Qershor 2020, 08:10 Nga DOSJA
Shqipëria nuk përfshihet/ Lista e 14 vendeve “të

TIRANË– Bashkimi Europian ka bërë publike listën me emrat e 14 vendeve, shtetasit e të cilëve konsiderohen të sigurt për të udhëtuar në vendet anëtare nga data 1 korrik, pavarësisht pandemisë.

Mes vendeve që lejohen janë:  Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Serbia Mali i Zi dhe Uruguai, ndërsa shtetasit e SHBA, Brazilit dhe Kinës nuk janë pjesë e kësaj liste.

BE-ja  është e gatshme të shtojë Kinën, nëse Qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, kanë deklaruar diplomatët që po monitorojnë këtë çështje.

Kontrollet kufitare në BE janë hequr për qytetarët e saj që udhëtojnë brenda bllokut, por rregullat për udhëtarët e Britanisë së Madhe janë të përfshira veçanërisht në negociatat e Brexit.

Të gjithë qytetarët britanikë duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor të këtij viti. Në këtë mënyrë përgjatë kësaj kohe shtetasit e Britanisë dhe anëtarët e familjes së tyre janë të përjashtuar nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit.

Deri më sot në listën “e sigurt”, me shumë gjasë do të futen edhe shtete si Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai. Por procedura e BE për të zyrtarizuar listën, dhe kriteret me të cilat vendet vlerësohen si  sigurta ose  jo, është gati pas mesditës së sotme.

Një shumicë e kualifikuar e vendeve të BE-së, të paktën 55% e vendeve anëtare, që përfaqësojnë 65% të popullsisë, janë regjistruar në listë. Procesi i ndarjes së shteteve që do të përfshihen në listën e vendeve “të sigurta” për të udhëtuar, ka qenë një proces i gjatë, përçarës, ku faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë moment janë: Politika, ekonomia dhe shëndeti publik.

Ndërkohë vende si Gjermania dhe Spanja, të goditura rëndë nga koronavirusi, kanë qenë shtysë që lista të jetë sa më e shkurtër, ku të futen vetëm shtete me shkallë të ulët infeksioni, që kanë një shërbim të mirë shëndetësor dhe të dhëna të besueshme shëndetësore.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne europe koronavirusi ne bote koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll