Aktualitet

3 të infektuar tek drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, institucioni del jashtë funksionit, të gjithë punonjësit ikin

30 Qershor 2020, 08:14 Nga DOSJA
3 të infektuar tek drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës,

DURRËS- Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës është jashtë funksionit, pasi 3 punonjës kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga ky institucion janë larguar të gjithë punonjësit, të cilët kanë frikë se mund të infektohen. Ditën e sotme këta të fundit ka marrë vetëm disa tamponë te Shtëpia e Fëmijës dhe më pas janë është larguar për në banesat e tyre. I fundit që ka ikur në banesën e tij, është shoferi i ambulancës, i cili transporton personelin që merr tamponët.

Po kështu sot është mbyllur edhe kopshti “Skënderbej” në Lezhë, pasi një nga edukatoret ka rezultuar e infektuar.

Sakaq,  javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19. Dje u shënuan 4 viktima të tjera dhe MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 persona. 11 prej tyre janë në terapi Intesive dhe 2 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të mbajnë maskë dhe rujanë distancimin social.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll