Aktualitet

Mbyllet kopshti “Skënderbej” në Lezhë, rezulton e infektuar edukatorja dhe burri i saj

30 Qershor 2020, 07:39 Nga DOSJA
Mbyllet kopshti “Skënderbej” në Lezhë, rezulton e

LEZHË- Mbyllet kopshti “Skënderbej” në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar një edukatore e këtij kopshti. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga virusi është prekur dhe burri i edukatores, i cili është shitës ambulant pranë kopshtit. Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim, ndërsa stafi është pritje të analizave. Ndërkohë ka nisur edhe dezinfektimi i këtij institucioni arsimor.

 

Sakaq,  javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19. Dje u shënuan 4 viktima të tjera dhe MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 persona. 11 prej tyre janë në terapi Intesive dhe 2 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të mbajnë maskë dhe rujanë distancimin social.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 06:09

ITALI- Shkatërrohet një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. 37 persona janë arrestuar gjatë dy segmenteve të ...