Aktualitet

500-1000 euro për transportin/ Kapen laçjanët në Korçë, makinat i kishin mbushur plot me klandestinë, disa prej tyre ishi

30 Qershor 2020, 07:35 Nga DOSJA
500-1000 euro për transportin/ Kapen laçjanët në

KORÇË- Gjatë aksionit “Perimetri” në Korçë janë arrestuan 5 persona, të cilët  po transportonin 18 klandestinë të paligjshëm. Policia bën me dije se në afërsi të fshatit Zëmblak janë arrestuar 3 persona nga Laçi,  M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të cilët me makina po traportonin 15 klandestinë,  kundrejt shumës 1000 euro. Po ashtu dy trafikantë të tjerë, njëri nga Korça dhe tjetri nga Pogradeci u kapën duke transportuar 3 klandestinë në këmbim të 500 eurove.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni goditen edhe dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 5 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve, konkretisht:

– M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të tre banues në Laç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

– E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 trafikantët në korçë operacioni perimetri arrestohen 5 trafikantët në korçë operacioni perimetri

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 06:09

ITALI- Shkatërrohet një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. 37 persona janë arrestuar gjatë dy segmenteve të ...