Bota

Fushata ‘Në thundrat e tyre’ ndalon përdorimin e gomarit në Santorini

3 Prill 2019, 15:20 Nga DOSJA
Fushata ‘Në thundrat e tyre’ ndalon përdorimin e gomarit

Malet e lartë, fshati i zbukuruar në të bardhë, kisha me kube të kuqe kështu duket një nga ishujt më piktoresk në Greqi, Santorini.

Turistët të drejtuar për në Santorini, shpesh mbërrijnë aty me anije dhe pastaj nisen drejt fshatit piktoresk grek duke ngjitur malin drejt fshatit, në dizpozicion të turistëve që nuk pëlqejnë të ngjiten në këmbë gomari është në dizpozicion të tyre.

Aktivistët nga ‘Sanctuary Donkey’ e quajtën fushatën “Në thundrat e tyre” si një mënyrë për të përmirësuar ndërgjegjësimin e publikut për shëndetin e kafshëve. Peshat e rënda të cilat ngarkohen tek këto kafshë, dëmtojnë shtyllën e tyre kurrizore.

Në tetor të vitit të kaluar, qeveria greke i ndaloi turistët që peshonin më shumë se 100 kilogramë (220 paundë) nga përdorimi i kafshëve, por “Në thundrat e tyre” është një përpjekje për t’i bërë të gjithë vizitorët të mendojnë dy herë për të hipur në këto kafshë.

Vizitorëve u kërkohet të marrin në konsideratë nëse kafshët kanë ujë të mjaftueshëm dhe strehim, nëse pronari i trajton mirë ose nëse ata kanë ndonjë dëmtim dhe nëse pritet të mbajnë një peshë të madhe. Iniciativa, e cila përfshin një video të fushatës, është rezultat i një partneriteti midis Sanctuary Donkey dhe autoriteteve lokale në Santorini, raporton CNN.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fshati turistik grek me thundrat e tyre santorini fshati turistik grek me thundrat e tyre santorini

Sondazh

Poll