Aktualitet

Ndalohet “Porsche” në Elbasan! Shoferi donte të zhdukej në errësirën e natës, por brenda kishte 35 mijë paund, shoqë

29 Qershor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Ndalohet “Porsche” në Elbasan! Shoferi donte të zhdukej

ELBASAN– Një drejtues mjeti i identifikuar si A. S., 35 vjeç,  është ndaluar nga Policia e Elbasanit pasi po qarkullonte me një mjet luksoz tip “Porsche”. Gjatë kontrollit në makinën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestrua 35 mijë paund të padeklaruara.

I pyetur nga efektivët për origjinën e parave, i riu nuk u është përgjigjur duke përfunduar në Komisariatin e qytetit. 

Ndërkohë po në Komisariatin e qytetit është dërguar edhe mjeti luksoz, i cili mban targën “AA666YL”. Ndërsa shoferi i saj, aktualisht ndodhet para hetuesve ku po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave të padeklaruara.

Mesa duket i riu po përfitonte nga errësira e natës për të dalë pa rënë në sy nga qytetit dhe për të dërguar të thatat në destinacionin e tyre, por nuk ia ka dalë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elbasan

Sondazh

Poll