Aktualitet

“Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda”, Gjergj Luca nuk i bindet policisë, del me duar në xhepa: Nuk më merr fyty

29 Qershor 2020, 17:29 Nga DOSJA
“Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda”, Gjergj

ELBASAN-Banorët e Fushë-Labinotit në Elbasan janë ngritur në protestës sërish ditën e sotme, kundër fabrikës së peshkut “Razafa”. Ata pretendojnë se kërkesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje.

Tek dera e fabrikës ndërkohë ka dalë vetë Luca, i cili ka përdorur një fjalor të rëndë ndaj banorëve, ndërsa nuk i është bindur urdhërit të policit, i cili i kërkon që të largohet.

Po të jetë njeri ka*derr të vijë të hyjnë këtu tek dera. Gaboni me më dal për zot. Unë i dal vetes për zot. Kta paljaco s’më marin ftyrën mu”, dëgjohet të thotë Luca.

Ndërkohë banorët nuk i kanë ndalur asnjë sekond ofendimet, duke e quajtur Lucën, hajdut.

 

Nga ana tjetër Luca është kundërpërgjigjur, duke thënë se nuk ka grabitur asnjë njeri në jetën e tij dhe nuk do të lëvizë nga vendi pavarësisht ofendimeve.

Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedh njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”, thotë Luca.

Pas debateve të shumta, Luca u premtoi banorëve se do të vendosë dy puse tek tubi kryesor, në mënyrë që banorët, të mos kenë probleme me furnizimin me ujë. Gjithashtu ai shprehur gatishmërinë që të ballafaqohet me banorët në praninë e mediave.

Banorët e Fushë-Labinotit janë ngritur prej kohësh në protestë ndaj fabrikës së peshkut “Rozafa” në Fushë-Labinot. Banorët akuzuan pronarin e kompanisë, Gjergj Luca se po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendojnë se Luca po ndot lumin Shkumbin me mbetjet e peshkut. Po ashtu banorët janë shprehur se kanë marrë edhe kërcënime.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca protesta ne fushe-labinot gjergj luca protesta ne fushe-labinot

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...