Aktualitet

“O ti motër…se ke edhe moshën e nënës time”, PËRPLASJE tek fabrika e Gjergj Lucës, pronari vë “rend e rregull”,

29 Qershor 2020, 17:31 Nga DOSJA
“O ti motër…se ke edhe moshën e nënës

ELBASAN-Pronari i fabrikës së peshkut “Rozafa” ka gjetur gjuhën e përbashkët me protestuesit në Fushë-Labinot. Gjergj Luca u ka thënë banorëve se është i gatshëm të ballafaqohet me ta, duke ngulur këmbë se nuk u ka marrë asgjë me pa të drejtë.

Gjithashtu Luca u ka ofruar banorëve të mbledhur për të protestuar para biznesit të tij, që të fusin edhe ata tubat tek rrjedha kryesore, duke u betuar mbi librin e shenjtë të Kuranit se do ta mbante fjalën. 

“I kam cu njerëz nëpër shpia, që të flasin me gjonat që pretendojnë. Nesër a ka mundësi me ardh te piazza katunit. Do thërres gjith katunin dhe kta që po ma morin ftyrën. Që të ballafaqohemi dhe tmë thojn kë kam prek. Nji miku im ka than. Më ka than që më ka qetësu. Armiku më i madh i pejgamberit është katunari. Un pejgamber nuk jam. Un jam te dera ime. Te dera i dal vetë për zot vetes time. Unë nesër ku të dun kta merni mediat që ti them ku i kam mar ujin, ku i kam mar tokën”, tha Luca.

Ai u ka premtuar atyre, se do të vendosë dy puse tek tubi kryesor. Më pas ai ka takuar duart me njërin prej protestuesve, në shenjë dakordësie.

Nëse gjeni që kam bërë horlliqe, se i kam vënë edhe emër të bukur shumë, atëherë po…Je në moshën e nënës time, të të rrojnë kalamajtë. Nëse unë të prek ujin, unë vë dorën në Kuran dhe nuk vij më. O ti motër…se ke edhe moshën e nënës time. Dy puse të tjera jam gati t’i fus unë tek tubi kryesor. Pastaj do më duash ti mua kur ti fus tubat unë? O djali partitë ikin e vijnë…“, vijojn Luca.

Dakordësia erdhi vetëm pak momente, pasi banorët u përplasën verbalisht me Lucën. Banorët e quajtën Lucën ‘hajdut’, ndërsa ky i fundit qëndronte tek dera e fabrikës dhe nuk pranoi t’i bindej policit, i cili i kërkoi të largohej.

Banorët e Fushë-Labinotit janë ngritur prej kohësh në protestë ndaj fabrikës së peshkut “Rozafa” në Fushë-Labinot. Banorët akuzuan pronarin e kompanisë, Gjergj Luca se po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendojnë se Luca po ndot lumin Shkumbin me mbetjet e peshkut. Banorët në të shkuarën kanë rrëfyer se kanë marrë edhe kërcënime.

(k.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca protesta ne fushe-labinot gjergj luca protesta ne fushe-labinot

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...