Aktualitet

PIKËPYETJET E VRASJES në Laç/ Gazetarja ‘piketon’ pronaren e dyshimtë: Udhëroi heqjen e kamerave, pse s’e verifikon P

29 Qershor 2020, 18:23 Nga DOSJA
PIKËPYETJET E VRASJES në Laç/ Gazetarja ‘piketon’

TIRANË– Nëser bëhet jnë muaj nga vrasja e dyfshitë e ndodhur në hotelin “A&A” në Laç, ku humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji (Marku). Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka bërë publik një detaj nga dosja hetimore, e cila ngre pikëpyetje për shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Lala tregon se ka qënë pronarja e hotelit ajo që ka urdhëruar heqjen e kamerave të sigurisë nga frika se agresorët do të ktheheshin sërish për marrjen e pamjeve. Ndërkohë alibia e saj nuk është provuar deri më sot nga ana e hetuesve të ngjarjes.

“Pronarja e hotelit “A&A”, A.Allamani, ku u vra Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ka pranuar në dëshmi se ka urdhëruar heqjen e DVR të kamerave të sigurisë, të cilat më pas ja dorëzoi një personi që iu prezantuar si polic. Ajo thotë se urdhëroi heqjen e DVRpasi kishte frikë se “policët” vrasës mund të ktheheshin e të zhduknin provat. Si është e mundur që prokuroria as nuk po e verifikon alibinë e saj? A mos po fshihet gjë në atë ngjarje? Kush ishte tjetër në atë hotel para se të ndodhte krimi? Sa shumë pikëpyetje…,”-shkruan gazetarja.

I vetmi që e ka provuar, ka qënë kamarieri, i cili në rrëfimin e tij në Polici u shpreh se sapo kishte ndodhur ngjarja ai ishte fshehur pas banakut, dhe më pas kishte ndihmuar dy djemtë e Gjergjit që të çonin babanë në spital. Më pas ai tregoi se kishte marrë pronarën në telefon duke e informuar për rastin, duke konfirmuar se kjo e fundit, e kishet udhëzuar që të “zhdukte” kamerat e sigurisë. (Lexo këtu)

Por nuk mbaron këtu… Edhe pse kemi dy të arrestuar, dhe dy të tjerë në kërkim, grupi nuk kufizohej me aq. Katër ishin ata që morën përsipër atentatin por mbështeteshin nga pas nga shumë të tjerë.

Kush janë personat e veshur identik me njëri-tjetrin dhe mbajnë në govatë Eduart Lamajn për ta çuar në spital? Përse e shoqëruan ata dhe cila është lidhja e tyre me të plagosurin, i cili vrau me automatic dy persona? I kujt është mjeti luksoz tip “Range Rover” që u kthye në një ambulancë për të riun? Kush e mbështet grupin kriminal dhe cila është shënjestra e radhës?

I pari nga grupi u arrestua Eduart Lamaj, i cili  ka mohuar një planifikim të vrasjes, por kjo për hetuesit është vetëm një alibi. Pas tij në fundjavë u arrestua edhe Ilir Lika, ndërsa në kërkim janë Elson Alija dhe Klaudio Perkola. Dyshohet se katërshja ka shërbyer si skuadër vrasësish me pagesë, që kanë kryer dhe një sërë ngjarjesh të tjera në zonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika klodiana lala vrasja në laç vritet biznesmeni bujar lika bujar lika klodiana lala vrasja në laç vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...