Aktualitet

‘Do hapim kufijtë”/ Ambasada greke në Tiranë kundërshton vendimin e qeverisë: Ja kush mund të udhëtojë lirisht, pas

29 Qershor 2020, 17:08 Nga DOSJA
‘Do hapim kufijtë”/ Ambasada greke në Tiranë

TIRANË-Ambasada greke në Tiranë ka kundërshtuar ditën e sotme deklaratën e zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, i cili u shpreh se Greqia po përgatitet që të hapë pikat kufitare duke nisur që nga data 1 korrik.

Me anë të një njoftimi, ambasada bën të ditur se në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Më tej në njoftim sqarohet se nuk do të lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore dhe se kjo “mënyrë” lëvizjeje do të aplikohet edhe pas 1 korrikut.

“Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse,”– shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë, në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit ‘Eleftherios Venizellos’ të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik.

Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë”, thuhet në një reagim të ambasadës greke në Tiranë. 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada greke ne tirane ambasada greke ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...