Miftaraj: Aktakuza për 11 persona, por u publikuan vetëm 2 emra. Rama s’ka fuqi vendimmarrëse në Kosovë
29 Qershor 2020, 20:02Nga DOSJA
Në një lidhje Skype më Ora News, Ehat Miftaraj nga instituti Kosova për drejtësi, u shpreh se në bazë të ligjit aktakuza mund të ketë efekt vetëm kur konfirmohet nga gjykata. Sipas tij, gjyqtari i procedurës ka afat deri në 6 muaj për ta shqyrtuar këtë aktakuza, pra deri në 24 tetor.
Ehat Miftaraj:Kjo aktakuzë ka qenë e pritshme ndaj këtyre liderëve, por nuk e ka qenë e pritshme koha që është bërë publike për opinionin për mua dhe është e pakuptimtë. Në bazë të ligjit aktakuza mund të ketë efekt vetëm kur konfirmohet nga gjykata. Sipas ligjit gjyqtari i procedurës ka afat deri në 6 muaj për ta shqyrtuar këtë aktakuza, pra deri në 24 tetor do të vendosë nëse është e bazuar për të filluar procesin gjyqësor.
Po ashtu, në aktakuzë janë 11 persona, por prokuroria ka vepruar në mënyrë selektive duke bërë publik vetëm presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli. Kjo qasje selektive ndikon edhe tek opinioni publik nëse kemi të bëjmë me një aktakuzë politike. Prokuroria me këtë veprim ka ngritur akuzat se mund të jetë një akuzë politike në momentin më të keq.
Miftaraj shtoi se nuk është koha më e mirë për të bërë një marrëveshje me Serbinë dhe se politika duhet të bëhet bashkë.
Ehat Miftaraj:Padyshim që Kosova është në një qorrsokak dhe mënyra për të dalë nga ky qorrsokak është që për disa muaj të ngrihet dialogu. Kosova ka nevoje për një platformë që të jenë të përfshira të gjitha partitë politike. Duhet të kuptojmë se nuk është koha më e mirë për të bërë një marrëveshje me Serbinë. Politika në Kosovë duhet të vetëdijesohet që të mos bëjë politike inatesh dhe për disa votash, por të bërë politikë për Kosovën.
Takimet e Ramës më shumë i shoh si politikë të Ramës, pasi ai nuk ka fuqi vendimmarrëse për të ndryshuar diçka në raport me Kosovën. Këto politika Kosovë-Shqipëri janë të vonuar dhe më shumë jemi duke u marrë me pasojat. Shqipëria dhe Kosova kanë pasur mundësi unike që të bëhen faktori në Ballkan duke pasur politika të qarta bashkëpunimi.
KUKËS- Polumbarët e RENEA-s, kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të shoferit të kamionit, i cili ra në liqenin e Kukësit. Ferit Lleshi është nxjerrë n...
TIRANË– Tjetër viktimë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme ka ndërruar jetë një pacient 6...
ELBASAN-Pronari i fabrikës së peshkut “Rozafa” ka gjetur gjuhën e përbashkët me protestuesit në Fushë-Labinot. Gjergj Luca u ka thënë banorëve se është i gatshë...
ELBASAN-Banorët e Fushë-Labinotit në Elbasan janë ngritur në protestës sërish ditën e sotme, kundër fabrikës së peshkut “Razafa”. Ata pretendojnë se kërkesat e ...
TIRANË-Ambasada greke në Tiranë ka kundërshtuar ditën e sotme deklaratën e zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, i cili u shpreh se Greqia po përgatitet q...
KUKËS-Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga te ura e Kolshit në Kukës dhe ka rënë në liqen. Shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga a...
Kemi parë shifra pafund, çdo ditë, por kanë qenë të rrallë ata që kanë treguar se si është të jesh me virusin e ri. Covid-19 na ka krijuar një botë të re...