Aktualitet

Mbushën ishujt me drogë/ Arrestohet shqiptari dhe gruaja greke, policia sekuestron 11 kg kokainë

29 Qershor 2020, 19:05 Nga DOSJA
Mbushën ishujt me drogë/ Arrestohet shqiptari dhe gruaja greke,

GREQI- Një 47-vjeçare Greke dhe një 25-vjeçar shqiptar, anëtarë të një organizate të trafikut të drogës , u arrestuan mëngjesin e ditës së djeshme në portin e Pireut nga oficerët e policisë së “Krimit të Organizuar” me ndihmën e Rojes Bregdetare të Ekipit Rajonal të Prokurorisë së Drogave të Autoritetit Qendror Portual të Pireut.

Mediat vendase kanë bërë të ditur se është sekuestruar sasi prej 11 kg heroinë e cila u gjet në një valixhe në makinën e tyre. Valixhja përmbante 21 pako të paketuara dhe të lyera me pastë dhëmbësh për të vështirësuar nuhatjen nga qentë antidrogë.

Mësohet se ata ishin pjesë e një organizate, ku bënin pjesë edhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe tre shqiptarë, të cilët aktualisht ndodhen në qelitë e paraburgimit.

Rrjeti u zbulua pas hetimeve mbi veprimtarinë e një shqiptari të arrestuar, i cili luante rolin e koordinimit të trafikut të drogës dhe më pas u zbulua ekzistenca e një organizate, e strukturuar në mënyrë hierarkike, me role të veçanta që vepronin në Rodos dhe Kretë.

Anëtarët e organizatës kriminale kishin role të dallueshme, dhe në veçanti shqiptarët e burgosur koordinuan transportin dhe shpërndarjen e narkotikëve në emër të organizatës kriminale. E arrestuara 47-vjeçare luajti rolin e transportuesit ndërsa i arrestuari 25-vjeçar dhe anëtarët e tjerë të kërkuar ishin përgjegjës për rolin e furnizuesit të drogës.

Të arrestuarit u dërguan përpara Prokurorit të Shkallës së Parë në Athinë.

Burimi:news247.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari ne greqi greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 16:08

TIRANË– Lirohet nga burgu, Behar Bajri. Gjykata e Shkodrës vendosi që linte në masën “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetë...